Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Injoranti Edi Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës

Berisha: Injoranti Edi Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar ka ironizuar vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për ta shpallur veten Kryetar i Këshillit Shkencor të Republikës. ‘Injoranti Edi Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. As diktatori Kim Jong Un se ka bërë këtë’, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit.
Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës.
Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë.
Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve.
Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.
Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.
Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues.
Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër.

Të fundit