Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha insiston sërish për debat: Rama nuk përballet dot me mua se jeton në saraje luksoze

Berisha insiston sërish për debat: Rama nuk përballet dot me mua

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot në një takim elektoral në Prrenjas ku prezantoi edhe kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” Suzana Topi.

Në fjalën që mbajti, Berisha shënjestroi kryeministrin Edi Rama. berisha e ftoi sërish të dalë në debat me të. Sipas tij, Rama refuzon pasi jeton në saraje luksoze.

BerishaEdi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet ti kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin.

Jeton në saraje me 570 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme në një kohë kur kishte të deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mijë lekë.

Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja në vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë. Nuk del dot.

Të fundit