Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ironizon shkarkimin e Spiropalit: Ia ‘shitoj’ jo vetëm buzëqeshjen, por edhe adhurimin Lubia

Berisha ironizon shkarkimin e Spiropalit: Ia ‘shitoj’ jo vetëm

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Punëve të Jashtme. 

Përmes një postimi në rrjette sociale, Berisha përdori fjalën mitologjike 'shitoj' për të përshkruar gjendjen e Spiropalit, tashmë e shkarkuar nga detyra si ministre dhe pa asnjë portofol në qeveri.

"Kësaj që ia ‘shitoj’ jo vetëm buzëqeshjen por edhe adhurimin Lubia.

P.S. Fjala 'shitoj' përdoret në mitologji kur të prek ose të ngul sytë Zana; nga kjo mund të ngrish, të bëhesh dru ose gur", shkruan me ironi Berisha, shoqëruar me një foto të Spiropalit e cila shikon me adhurim kryeministrin. 

 

Të fundit