Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ish-Hotel Dajtin ia dhamë BSH për të parandaluar ndërtimin e një kulle. Sheshi ‘Skënderbej’ turp i dheut!

Berisha: Ish-Hotel Dajtin ia dhamë BSH për të parandaluar  

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi në një takim ku po diskutohet me ekspertë të fushës për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, se ish-Hotel Dajti i është dhënë Bankës së Shqipërisë për të parandaluar ndërtimin e një kulle.

“Për hotel Dajtin, ju garantoj se qëllimi kryesor që iu dha Bankës ishte për ta ruajtur dhe për të parandaluar ndërtimin e një kulle aty. Provova ta shndërroja në Ministri të Jashtme, por Ministria nuk u zhvendos dot. Ju dha Bankës. Jemi përpjekur që të mos dëmtojmë ato që gjetëm.

Po ashtu, Berisha foli edhe për ‘Sheshin Skënderbej’. Sipas tij, ai vetë nuk ka qenë kurrë dakord që të përjashtohet trafiku në këtë zonë. 

“Sheshi është një turp i dheut, është një shesh çnjerëzor, shesh që kryen të vetmin funksion kalim këmbësorësh, kaq. Një shesh gjigant i zmadhuar në përmasa të frikshme dhe që janë tërësisht përveç Koresë së Veriut, nuk gjen kund sot shesh të tillë.

Sheshi duhet rivitalizuar, do punohet me arkitektë. Nuk kam qenë kurrë dakord që të përjashtohet trafiku. Tirana ka probleme me trafiku. Ja përjashtove qendrën nga trafiku, qytetarët marrin me ajër të ndotur helmet. Do rivitalizohet. Unë nuk mund të konceptoj një shesh pa treg, pa jetë, siç është sheshi i sotëm”, u shoreh Berisha.

Të fundit