Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ishte Edi Rama që nxori të dhënat e shqiptarëve në publik

Berisha: Ishte Edi Rama që nxori të dhënat e shqiptarëve

Kreu i Paertisë Demokratike Sali Berisha ka r5eaguar për sulmin e ndodhur këtë të martë në kampin e MEK në Manëz.

Në një deklaratë për median Berisha tha se kontrollet e policisë së Shtetit në kampin e MEK janë bërë me urdhër të kreut të shtetit, Edi Rama.

Berisha ka thyënë ndër të tjerash se sulmet kibernetike nga regjimi i Ajetollahëve janë një e vërtetë.

Por informoj shqiptarët gjithashtu se para këtyre sulmeve, nuk ishte Garda Revolucionare e Ajatollahëve, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit, që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH, duke nxjerrë kështu në publik, të dhëna sekrete për këtë shërbim, duke dëmtuar jo vetëm interesat e tij, por edhe të shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi’, ka thënë ndër të tjerash Berisha.

Partia Demokratike është një parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtohen mundësitë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve, por PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër pothuajse e vërtetë në kampin e Manzës.

Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia, sigurisht kërkonin hetim dhe gjykim, por kjo nuk mund të bëhej kurrë me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri.

Unë informoj shqiptarët gjithashtu se sulmet kibernetike nga regjimi i Ajetollahëve janë një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm në vlerësimin tim. Por informoj shqiptarët gjithashtu se para këtyre sulmeve, nuk ishte Garda Revolucionare e Ajatollahëve, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit, që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH, duke nxjerrë kështu në publik, të dhëna sekrete për këtë shërbim, duke dëmtuar jo vetëm interesat e tij, por edhe të shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi.

PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona.

Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore.", tha Berisha.

Të fundit