Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria që shpallën të pavarur

Berisha: Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë po të zgjoheshin

Lideri i demokratëve, Sali Berisha ka folur nga projekti “Në kërkim të simboleve” që ka zhvilluar Partia Demorkatike.

Berisha u shpreh se nëse do të ishin sot Ismail Qemali dhe etërit e tij, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria të cilën shpallën të pavarur.

Berisha: Ju përshëndes shumë, dhe një përshëndetje të përzemërt. Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.

Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar.

Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.

Shqipëria është vite e vite drite larg. Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.

Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë. Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve.

Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij.

Të fundit