Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha iu rikthehet “Foltoreve”, ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Berisha iu rikthehet “Foltoreve”, ku do të zhvillohet takimi i

Në fundjavë ish-lideri demokrat Sali Berisha do të rikthehet sërish në bazë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Berisha ka bërë me dije se ditën e shtunë në orën 11.00 do të jetë në Rrëshen, ndërsa fton demokratët e Mirditës të marrin pjesë në takim.

Ish-lideri i PD kishte paralajmëruar takime me demokratët në të gjithë vendin, por kishte theksuar se cikli i “Foltoreve” ishte përmbyllur. Por në postimin e fundit ai ka përdorur sërish termin “Foltore”.

“Njoftim! Diten e shtune me 22 janar ne ora 11:00 ne Pallatin e Kultures te Rreshenit mbahet Foltore me qytetaret e Mirdites! Bashkë sjellim shpresen dhe fitojme! Ftohen te gjithe te marrin pjese! sb”-shkruan Berisha.

Ky i fundit ëshët shprehur prerë se nuk do të tërhiqet pa larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike Lulzim Bashën. Pas protestës së 8 janarit para selisë blu, ish-lideri i demokratëve ka paralajmëruar të tjera protesta masive, por nuk ka dhënë datë.

Në një nga prononcimet e tij me gazetarët, Berisha është shprehur se aksionin politik do ta vazhdojë përmes dy llojeve të takimeve, me bazën dhe me ekspertë të fushave të ndryshime.  

Të fundit