Ditari i Opozitës

Berisha: Ja dy shtyllat kryesore ku do bazohet veprimtaria jonë në parlament

 

Berisha: Ja dy shtyllat kryesore ku do bazohet veprimtaria jonë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar dy shtyllat kryesore në të cilat do të bazohet veprimtaria e demokratëve në Parlament.

Kryedemokrati theksoi se transparenca mbi veprimtaritë korruptive dhe programi i shpëtimit të Shqipërisë, janë dy shtyllat e PD.

“Objektivi i PD është konstant. Transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminalet të narkoqeverisë dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit të saj si programi i shpëtimit të Shqipërisë nga kjo rrokullisje e madhe.

Këto dy do të jenë shtyllat kryesore në të cilat do lëvizim ne gjatë kësaj periudhe në parlament.

Natyrisht ky parlament nuk ka merituar të ekzistojë asnjë ditë.

Dhe në qoftë se do kishte një listë me 100 emra, i fundit emër që meriton është të quhet parlament.

Por ne kemi bindjen se do i japim Shqipërisë parlamentin që meriton”, deklaroi Berisha.

Të fundit