Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Janë hequr mësues nga puna për një postim në Facebook

Berisha: Janë hequr mësues nga puna për një postim në

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se ka zhvlerësuar figurën e mësuesit.

Në një bashkëbisedim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar, Berisha tha se mësuesit janë hequr nga puna për një postim në Facebook dhe janë zëvendësuar me “militantë” të partisë në pushtet.

“Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.Trajtimi i tyre material është i papranueshëm.

Është i papranueshëm zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukim por militantizëm të një partie që siç e shihni, publikisht dhe haptas është larguar nga rregullat e lirisë”, tha Berisha.

Të fundit