Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Jehona e kryengritjes paqësore në mediat botërore, shqiptarët mbrojtën dinjitetin e vendit

Berisha: Jehona e kryengritjes paqësore në mediat botërore,

Në një bashkebisedim me qytetarët, kryetari i Sali Berisha theksoi se kryengritja paqësore e mbajtur mbrëmë pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Ai citoi fotot e agjencisë prestigjioze Getty Images, të cilat shfaqnin Shqipërinë si vend të zgjedhjeve të “stilit stalinist” dhe kritikuan qeverinë për korrupsion.

Berisha falenderoi qytetarët pjesëmarrës, duke i cilësuar ata si mbrojtës të nderit dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe theksoi se kauza e tyre është e drejtë dhe fitorja është e tyre.

Njoftimi i plote

Miq, jehona e kryengritjes tonë paqësorë mbrëmë ishte më e rrufeshme se kurrë ndonjëherë.

Ndërkohë që kryengritja zhvillohej, agjencitë e lajmeve më të mëdha të botës, televizionet dhe mediat botërore e transmetonin atë.

Po unë dua të veçoj sot para jush albumin e fotografive të agjencisë më prestigjioze në botë të fotografisë Getty Images.

Në albumin e saj, në disa nga fotot, ajo shkruante: Shqipëria, vendi i zgjedhjeve të stilit stalinist.

Në të tjera, kryeministri hajdut dhe zëvendëskryeministrja hajdute. Pra, korrupsionin.

Çka tregon se ju, të dashur kryengritës, mbrojtët nderin e vendit tonë, mbrojtët nderin e shqiptarëve, dinjitetin e tyre.

U bëtë fytyra e vërtetë e këtij kombi në dallim nga fytyra e nxirë e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Pra, kauza është e drejtë, fitorja është e jona.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për guximin dhe trimërinë tuaj.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit