Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Berisha: Jehona ndërkombëtare e betejës tuaj, arritje e madhe e demokracisë shqiptare
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 102 të tubimit qytetar tha se jehona ndërkombëtare e betejës tuaj pa kthim është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare.
Pjesë nga fjala e Berishës
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju fitimtarëve të vërtetë.
Ju çlirimtarëve të kryeqytetit, të kombit dhe të vendit!
Misionarëve të betejave pa kthim, mosbindjes civile.
Ju mblidheni sonte këtu pasi ia dolët në një kohë rekord t’i tregoni Europës dhe botës fytyrën e Erion Velisë, bandës së tij me 12 hajdutë në bashki.
Arritët t’i faktonit shqiptarëve dhe botës se kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është gjë tjetër vetëm një hajdut i shpërfytyruar i një bande që vjedh 100 përqind paratë e taksapaguesve shqiptarë në tendera dhe prokurime.
Miqtë e mi, jehona e qëndresës, e betejës tuaj pa kthim, është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare.
Është një arritje e madhe e shpirtit evropian të qytetarëve shqiptarë.
Është dëshmi më e bukur, më madhështore e reagimit, e zemërimit, e revoltës të qytetarëve europianë.
Të qytetarëve me ideale të larta.
Me betejën tuaj që tronditni themelet e diktaturës të bazuar në vjedhjen, krimin, drogën, ju jeni bërë ndërgjegjja e kombit.
Jeni bërë ndërgjegjja demokratike e shqiptarëve.
Jeni bërë zëdhënësit më të shkëlqyer, më besnikë të idealeve të tyre demokratike.
Të interesave të tyre qytetare fisnike.
Të mbrojtjes së tyre.
Të dinjitetit të tyre.