Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Jemi në opozitë jo për meritë të qeverisë. PD ndodhej para alternativës ‘to be or not to be’

Berisha: Jemi në opozitë jo për meritë të

Në një konferencë të organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore e partisë simotër suedeze "Moderaterna", kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë.

Ai tha se kabineti i drejtuar nga Edi Rama është i skandaleve dhe abuzimeve. Sipas Berishës, PD është në opozitë jo për meritë të qeverisë, por për shkak të dobësive të saj.

Lideri i demokratëve tha se PD ndodhej para alternativës të shkrihej apo të ekzistonte.

“Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”.

Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e Qeverisë u shtri mbi opozitën.

Dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be”.

Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne”, tha Berisha.

 

Të fundit