Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha jep lajmin nga Kavaja: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë time ndaj Blinken

Berisha jep lajmin nga Kavaja: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë

Ish kryeministri Sali Berisha ka ndarë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Antony Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit cdo provë, fakt e dokument që ka për mua. Ju garantoj se ka zero, zero, zero. Rroftë drejtësia!”, tha Berisha nga Kavaja.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, do të hapë një proces gjyqësor, ku do të padisë për shpifje, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të mërkurën, (19.05) e shpalli Berishën "person të padëshiruar” së bashku me familjen e tij dhe u ndaloi hyrjen në SHBA, për "përfshirje në korrupsion domethënës”.

Të fundit