Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha jep porositë: PD ka detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore

Berisha jep porositë: PD ka detyrë kryesore organizimin e revoltave

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar nga demokratët dhe strukturat e partisë që të intensifikojnë përgatitjet për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore sa më parë.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se veprimtaria e PD-së duhet të jetë shumëplanëshe, duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret dhe protestat.

E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.

Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike.

Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Të fundit