Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ka një betejë jetë a vdekje mes Ramës dhe Veliajt

Berisha: Ka një betejë jetë a vdekje mes Ramës dhe Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi brenda Partisë Socialiste ka një betejë për jetë a vdekje mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Berisha tha nga konferenca për gazetarët se deri tani këtë betejë e ka fituar Veliaj. Kryedemokrati shtoi se opozita i konsideron të dy si të keqen më të madhen të Shqipërisë.

“Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Berishës, pa asnjë lloj diskriminimi përveç një rasti të veçantë, që duhet të sqarohet dhe kaq. Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit