Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të Marko Bellos, Rama vendos 4 mln euro instalacion druri

Berisha: Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të Marko

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me kritika lidhur me instilacionin që do të vendoset përpara Kryeministrisë me kosto 4 mln euro.

Në një bashkëbisedim me ekspertë dhe përfaqësues biznesesh për rritjen e çmimeve, Berisha tha se në kohën kur ka qenë kryeministër ka qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello, ndërsa në oborrin që Rama po vendos instilacionin, ka pritur ish presidentin e SHBA, Xhorxh W. Bush.

Pak metra larg nga këtu është një oborr i vogël në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të planetit, Xhorxh Ë. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm. U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të instalojë një instilacion druri, 4 mln euro.

Këta janë të shkëputur, kanë urrejtje ndaj qytetarëve. Më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër. Këta nuk dinë ç’bëjnë.

4 mln euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk funksionon”, tha Berisha.

Të fundit