Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kandidatët e rilindjes janë qytetarët më të inkriminuar të bashkive të vendit

Berisha: Kandidatët e rilindjes janë qytetarët më të

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tepelenë, Baftjar Imeri.

Në fjalën që mbajti, ai u ndal te kandidatët e PS, të cilët i cilësoi si qytetarët më të inkriminuar të bashkive të vendit

Berisha: Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar.

Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po. Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit.

Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo. Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Mynih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Mynih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi.

Isha në Patos. Paraqita një mjeke, kandidate për kryetare bashkie. Kush ishte rivali i saj. Rivali i saj ishte një Fatjon, Fatjon i cili e kishte të shoqen në arrati. E shoqja e Fatjonit, ishte me mandat arresti, punonjëse e hipotekës në Sarandë. Pasi i kishte bërë pronarë qeveritarët socialistë dhe kishte mbushur valixhet me euro ja mbath në Londër.

Fajtonin e paraqet Edi Rama për shkak të valixhes me euro, kandidat për kryetar bashkie të Patosit.

Isha në Maliq, ishte kryetari, kishte 23 vite kryetar, tani i dukeshin qytetarët si drunj të themi. U thotë në këtë mandat unë ju jap fjalën që do të ndërtoj trenin elektrik, Maliq-Pylli i Fazanit.

Pra kemi të bëjmë me një sekt i cili jo vetëm është i zhytur në krime, por ka një përçmim për qytetarët. Një mungesë totale respekti për qytetarët.  Kemi të bëjmë me një grup që i vjedh qytetarët ditën, natën dhe i mashtron me çdo gjë.

Të fundit