Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kandidati për kryeministër? Salianji: E vendos ai vetë

Berisha kandidati për kryeministër? Salianji: E vendos ai vetë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për kandidatin për kryeministër nga radhët e opozitës, që ka mbetur i paqartë për shkak të rrethanave ku ndodhet Sali Berisha në arrest shtëpie.

I ftuar në MCN, Salianji tha se Berisha është shumicë në PD, ndaj i takon atij vetë të vendosë nëse do të jetë kandidati për kryeministër, apo do t’i hapë rrugën dikujt tjetër.

Pa diskutim kryetarët e partive janë kandidatë për kryeministër dhe janë njerëzit që mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve. Nëse partia mendon se Berisha i fiton zgjedhjet, është kandidati për kryeministër.

Nëse zoti Berisha mendon se një zgjidhje alternative mund të jetë më e mirë, për shkak të rrethanave, duhet një zgjidhje sa më e mirë dhe transparente”, tha Salianji.

 

Të fundit