Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha-Ramës: Ke përdorur tendera për të blerë mediat, sarajet e Surrelit i ndërtove me para të vjedhura

Berisha-Ramës: Ke përdorur tendera për të blerë mediat,

Kreu i PD, Sali Berisha, foli nga protesta për ‘riedukimin’ e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve.

Berisha premtoi nbga sheshi i protestës se motoja e PD-së do të jetë fjala e lirë, dhe kushdo që prek fjalën e lirë, do të mjerohet. Kryedemokrati iu drejtua Ramës duke i thënë se vilën e tij në Surrel dhe shumë të tjera, i ka ndërtuar me paratë e vjedhura.

“Ti ke përdorur tendera prokurime për të blerë mediat e mëdha të vendit. Ti vërsulesh dhe shan me gjuhë ordinere të padenjë gazetarët, vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre. Jam këtu për të garantuar se fjala e lirë do të jetë motoja jonë, beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalën do të mjerohen. Në këtë shesh disa oratorë të cilësuan hajdutë, vjedhës por e vërteta është që nuk do të doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutëri dhe vjedhës. Por më thuaj zotrote, çfarë mund të të them unë ty kur sarajet e Surrelit i ke ndërtuar në një kohë kur ke pasur 3-4 mijë euro të deklaruara. Njëherë deklaron se i bëre në emigracion, njëherë se i bëre me Kurbanin dhe njëherë se i ka nga familja. Edi Rama këto para janë hajni. Ndërtuesi i tyre vetëm pak muaj më parë fitoi tenderin i vetëm në garë. Këto zotrote janë vetëm kafetë, se ti me firmat e tua si ke gjë 10-shet”, deklaroi Berisha.

Të fundit