Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kërkoj rikthimin me urgjencë të Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Ramës

Berisha: Kërkoj rikthimin me urgjencë të Veliajt ose

Pasi denoncoi arratisjen e Erion Veliajt jashtë vendit, kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje drejtësisë të veprojë dhe të rikthejë në Shqipëri kryebashkiakun e Tiranës.

Berisha deklaroi se në të kundërt Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si kryeministër.

"Në qoftë se Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë 410 metër tokë të gjyshërve të tij, u arrestua në mënyrë brutale tek kthehej në Tiranë nga jashtë, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe llumi tjetër qeveritar, pa u pyetur as dhe njëherë të vetme, Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti, me qëllimin e vetëm që ai të largohej për të mos kompromentuar, për të mos u treguar shqiptarëve përmasat e vjedhjes së Edi Ramës dhe klanit të tij.

Kërkoj dhe njëherë rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Ky akt është fytyra e vërtetë e narko-shtetit, e diktaturës. Erion Veliaj u përcoll pra jo vetëm për t’i shpëtuar dënimit, por për të fshehur krimet e Edi Ramës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, është radha jonë, ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë betejën tonë gjer në përmbysjen përfundimtare të narko-diktaturës", deklaroi Berisha.

Të fundit