Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kërkon dorëheqjen e anëtarëve të Bordit të Transparencës: Ky çmim nafte nuk ekziston në botë

Berisha kërkon dorëheqjen e anëtarëve të Bordit të

Në konferencën e përjavëshme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të Bordit të Transparencës.

Sipas Berishës, çmimi i kraburanteve në Shqipëri është i papranueshëm dhe nuk është i ngjashëm me asnjë vend të botës.

Kryetari i demokratëve shtoi se Bordi po vepron si organizatë kriminale, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë se po e përdor situatën për të “zhvatur” xhepat e qytetarëve.

“Mjafton t’iu rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 1.85 lekë, këtu 2.48, pra 250 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe botë, përvecse në xhisikun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm, duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjet për të plaçkitur qytetarët e vet.

Çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vetë. Menjëherë kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë të mos shndërrohen vegël antikushtetuese e një qeverie, e cila është shndërruar e njohur si organizatë kriminale”, tha Berisha.

 

Të fundit