Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kërkon lirinë, sot mbahet seanca në GJKKO

Berisha kërkon lirinë, sot mbahet seanca në GJKKO

Ditën e sotme GJKKO do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë "arrest në shtëpi". 

Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

Ndërkohë kujtojmë se që prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Ai është nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Të fundit