Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Berisha: Këshilltarët demokratë të Dibrës votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës
Në fjalën drejtuar qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, kryedemokrati Sali Berisha dha lajmin se këshilltarët demokratë të Dibrës kanë votuar rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës.
Berisha: Miqtë e mi, çdo natë mblidhemi këtu në një betejë pa kthim kundër vjedhjes së shqiptarëve dhe korrupsionit.
Por sot, unë kam një lajm të mirë për ju.
Këshilltarët demokratë të Dibrës në një koalicion me forcat antikorrupsion dhe antikrim, këshilltarë të tjerë, votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës.
Votuan rezolutën e zhdukjes së Dibrës nga korrupsioni i Edi Ramës, Belinda Ballukut, Ulsi Manjës, këtyre hajdutëve që nuk kanë ligj as moral.
Apo siç thotë populli, nu kanë din as iman.
Protesta juaj ishte frymëzim për këshilltarët e Dibrës në betejën e tyre kundër korrupsionit.
Me këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të PD të krijojnë aleancat antikrim, antikorrupsion.
Të vendosin digat ndaj Erion Veliave në të katër anët e Shqipërisë.
Të bllokojnë vjedhjet e tyre.
Të vendosin pengesat, barrierat kundër vjedhjeve të Edi Ramës ndaj çdo vendimi të kësaj monstre që po grabit ditë e natë fondet dhe pasuritë publike.