Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kjo ishte grevë, Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat

Berisha: Kjo ishte grevë, Taulant Balla është një kriminel

Pas daljes nga Kuvendi, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi për mediat se protesta e opozitës sot ishte një grevë.

Ai u shpreh se opozita nuk ka punë me deputetët socialistë, por me Edi Rama. Berisha deklaroi për Taulant Ballën se është një nga kriminelat më të poshtër se Bajrat.

Berisha shtoi se ky është vetëm fillimi i aksionit të opozitës.

Berisha: Kjo ishte grevë. Ne shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do vazhdonte turpi i parlamentit. Deh ata nuk respektojnë grevën.Unë ua thashë edhe deputetëve socialistë, ne nuk kemi punë me ta, ne kemi punë me Edi Ramën.

Ne kemi punë me Taulant Ballën. Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat, më i poshtë se Çelët. Se ai ka marrë postin e ministrit të Brendshëm, kurse ata rrinë në bodrumet e tyre. Si mundet që ky njeri të largojë nga policia 64 IMSI Catcher, në një kohë kur vetë ka pasur tre? A nuk është ky abuzim i tmerrshëm me pushtetin? Ne nuk heqim dorë, ky është vetëm fillimi.

Po ne të drejtat tona kushtetuese, së pari të drejtën e krijimit të komisionit hetimor parlamentar; së dyti, të drejtën e procedurës parlamentare për nismat tona ligjvënëse. Ne nuk themi se nisma jonë ligjvënëse do shndërrohet në ligj, por ajo duhet të kalojë të gjithë procedurën parlamentare dhe të mos mbetet në sirtaret e Lindës së parlamentit.

Të fundit