Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por Rruga e Shpresës

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i ftoi të gjithë demokratët dhe shqiptarët sonte që të varin kudo flamujt e PD-së.
“Ne nuk mposhtemi dhe dëshmia për këtë jeni ju! Jeni ju me erën e ndryshimit. Së pari, kësaj rruge ia ndryshuat emrin.
Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga shërbimet këtu përreth. Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar. E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta.
Çdo shqiptar e kupton sot se është i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkatërroi pluralizmin, iu shkatërroi demokracinë.
Drejtësia ka tradhtuar shqiptarët, ajo amniston Edi Ramën, Erion Veliajn që me firmat e tyre kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro dhe në vend të tyre burgos padrejtësisht, paturpësisht liderin e opozitës. Ky është një turp i madh.
Burgos anëtarin e Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi që ka marrë 110 metër katrorë tokë të familjes së tij, kurse Edi Hajduti, në shkelje të plotë të ligjeve, i ka plaçkitur kësaj familje me 4 firma në 4 vendime qeverie, 1500 metra tokë të lënë për shkollë të lënë për fëmijët e lagjes ku banojnë.
Por ka edhe një arsye tjetër miq të dashur pse na luftojnë kaq shumë. Kjo është arsye është frika. Ata kanë frikë, u keni kallur datën. Nuk ka gjë më të frikshme për një regjim se njerëzit e lirë, se njerëzit guximtarë, se njerëzit qëndrestarë. Dhe kanë arsye të forta për të na pasur frikë.
Ishte planifikuar shkatërrimi total i opozitës në zgjedhjet e 14 majit. U konfiskua vula e PD. Ia rrëmbyen vulën Sali Berishës që ishte faktuar lider i opozitës dhe ia dhanë Lulzim Bravës. Kishim zero komisionerë dhe zero buxhet. Nga ana tjetër Edi Rama shpërndante në shkelje të plotë të ligjeve, zarfat 50 mijë lekëshe te 638 mijë pensionistë. U ndryshoi qendrat e votimit mbi 1.3 milionë votuesve. Nxori nga burgjet dhe solli nga jashtë vendit vrasës serialë, përdhunues, trafikantë për të terrorizuar votuesit.
Për këtë kishin planifikuar që opozita të dilte nga zgjedhjet me dhjetëra mijëra vota. Por opozita nuk mori dhjetëra mijëra vota, por opozita e vërtetë mori 600 mijë vota dhe të sigurt të jeni ju se nëse do ishte lejuar emri i PD në fletët e votimit, nëse do ishin lejuar logoja e PD, në tërësi bashkitë e vendit do ishin blu dhe Shqipëria do ishte blu.
Edi Rama na ka frikë sepse e njëjta histori u përsërit këtë në natën e ndërrimit të viteve. Kësaj herë në botën dixhitale. Ai vrapoi të rendë me inteligjencën artificiale, me daljen në programe televizive me patronazhistë dhe aktivistë, ndërsa Sali Berisha me një status në FB dhe mbështetjen tuaj, e mundi Edi Ramën në rrjetet sociale sipas raportit të publikuar në media së fundmi. Do e mundim sapo të përballemi me të. Është i pashpresë, i përket Lanës së historisë.
Miqtë e mi, është e pamohueshme. Liria nuk burgoset dot, po e bërë këtë, liria vetëm sa shumëfishohet.
E vërteta nuk heshtet dot. Po e bëre këtë, e vërteta shumë më tepër, shumë më fort. Prandaj kjo luftë i ka shërbyer PD-në, sepse e ka shndërruar flamurin tonë në flamur të lirisë, në simbol të demokracisë, në simbol të shpresës. Ky flamur nuk mposhtet kurrë!
Unë sot e kam varur këtë flamur në dritare. Ju ftoj të gjithë ju, ftoj të gjithë shqiptarët që të varin në dritare këtë flamur si flamur shprese, si flamur guximi, si flamur fitoreje për shqiptarët. Ata nuk kanë flamur, ata janë njerëz me 100 flamuj. Ata edhe ata flamuj ku i kanë i nxjerrin në vilat e tyre të fshehta të ndërtuara me para krimi dhe nuk i shfaqin.
Flamuri ynë qëndron krenar për jetë të jetëve krahas flamurit kombëtar. Ftoj shqiptarët, kudo që janë, me dy gishta lart, të ngrenë lart e më lart flamurin kombëtar dhe flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik.
Duke përfunduar edhe njëherë, ju falënderoj me shumë mirënjohje dhe ju garantoj se ky dimër do të shkrijë të gjithë akujt. Kjo lëvizje në këtë dimër do të shkrijë të gjithë akujt. Do ecë e sigurt në fitoren e PD-së, fitoren e Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38