Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kjo qeveri ka për flamur atë të Beogradit. Si u vendos Rama në shërbim të Serbisë

Berisha: Kjo qeveri ka për flamur atë të Beogradit. Si u vendos

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në Kuvend për Aktin Normativ, që parashikon vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet shqiptare, duke e cilësuar si veprim fasadë.

Ai shtoi se flamuri i qeverisë shqiptare është ai i Beogradit, jo i BE, duke u ndalur te raportet e ngushta Rama-Vuçiç.

Kryedemokrati e krahësoi Ramën me diktatorin Enver Hoxha, i cili e largoi Shqipërinë nga Europa, e cila është ëndërra e qytetarëve të këtij vendi.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë nuk ka mbajtur krahun e Kosovës, por të Serbisë. Nisur nga kjo, kreu i demokratëve tha se kryeministri është vendosur në shërbim të Beogradit.

“Që nga mesi i viteve 800 dhe deri sot ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formula me gjak. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin në otomanë dhe të na shfarosnin nga trojet tona. Në këtë proces të ëndrrës së grabitur dhe të vjedhur një rol më të ligë se vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët.

Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë nga qytetërimi dhe rrjedha europiane. Vendet tjera nuk qenë izoluese sa diktatura staliniste e Tiranës. Ato ishin vitet e burgut më të gjatë për ëndrrën europiane të shqiptarëve.

Por kjo qeveri flamur të vërtetë ka flamurin e Beogradit. Kryeqytet europian nuk ka Brukselin por Beogradin. Në vitin 2013 Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013 pati negociata mes Prishtinës edhe Beogradit si palë të barabarta. Rama u vu në shërbim të padronit të tij dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces që eci deri në firmosjen e marrëveshjes së përgjithshme.

Një faktor i rëndësishëm në arritjen e saj ishte qëndrimi i Shqipërisë me refuzimin kategorik të saj për të ndërhyrë në procesin e negociatave. Ai ishte pozicioni që forconte më shumë se çdo pozicion tjetër përfaqësimin e Kosovës nga qeveria e saj. Edi Rama me udhëtimin e tij në Beograd përmbysi këtë raport”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit