Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: KLGJ nuk e dërgoi çështjen e Irenës as në ILD, Prokuroria e Përgjithshme, nuk relatoi dëbimet

Berisha: KLGJ nuk e dërgoi çështjen e Irenës as në

Kreu i PD Sali Berisha denoncoi publikisht se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e ka dërguar çështjen e gjyqtares Irena Gjoka në Inspektoriatin e Drejtësisë së Lartë, pavarësisht kallëzimeve për fshehjen e dëbimit të saj në Greqi.

Sipas Berishës, Prokuroria e Përgjithshme ka zvarritur për 22 muaj procedurat, duke mos i dhënë relacionin e përgatitur për këto raste përfaqësueses së PD-së, Adriana Kalajës. Relacioni dokumentonte dy dëbimet dhe vendimin penal të Gjokës, por Prokuroria nuk i ka raportuar ato në KLGJ, duke shkelur ligjin, sipas kryedemokratit.

Berisha akuzon se KLGJ-ja ka mosvepruar dhe ka vonuar procesin, duke mos ushtruar kompetencën e saj për më shumë se dy vjet, dhe më pas ka deklaruar se çështja duhet të trajtohet nga ILD.

Kryedemokrati thekson gjithashtu se Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk janë shqetësuar për shkeljet e pretenduara të Gjokës.

"Prokuroria e Përgjithshme pasi zvarriti për gati 22 muaj procedurën, sipas kërkesës së Adriana Kalasë si përfaqësuese e PD, nuk pranoi t’i jepte asaj në fund relacionin e përgatitur në lidhje me dy dëbimet dhe vendimin penal të Irena Gjokës.

Arsyeja u kuptua gjatë leximit të relacionit nga KLGJ. Prokuroria e Përgjithshme shkeli ligjin dhe nuk relatoi në KLGJ dy dëbimet. Shikoni se çfarë mashtruesi është ai Olsi, që i del emri atij atje ku nuk duhet të dalë, ai Olsi i Prokuroria e Përgjithshme.

Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese as që u shqetësuan nga çështje të tilla.

Irenat e Gjykatës Kushtetuese deklaruan se Irena është magjistrate legjitime, pavarësisht se ka dhënë vendime në kundërshtim të hapur me një ligj të votuar me tre të pestat, i cili përcakton se organi përgjegjës, kryetari dhe magjistrati, njoftojnë menjëherë këshillin për shkaqet e papajtueshmërisë që sjellin mbarimin e statusit të mandatit.

Në këto raste, magjistrati ndalon së ushtruari funksionin e magjistratit, kudo, përveçse në narko-shtetin shqiptar.

KLGJ-ja, avertëbrorë, pa shtyllë kurrizore, i turpshëm, me 6 vota, nuk e marrin përsipër edhe pse janë organ kompetent për këtë çështje. Nuk e ushtron këtë kompetencë për 22 muaj, në një kohë kur duhej të kthente për 15 ditë përgjigje.

Gjatë kësaj periudhe zvarrit procesin dhe në asnjë moment nuk vë në dyshim kompetencën e saj. Pas zvarritjes për 22 muaj, gjatë të cilës Irena Gjoka në kundërshtim me ligjin, nuk ndalon së ushtruari detyrën, mblidhet dhe me paturpësi thotë se nuk është organi kompetent dhe se çështja i takon ILD-së", deklaroi Berisha.

Të fundit