Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Berisha: Koha të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, tu tregojmë programin e ri të PD-së
Berisha: Protesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, sepse fitorja po na pret.
Sot ju jeni qindra vetë këtu.
Por e patë dje se pas jush keni qindra e mijëra të tjerë që dolën në shesh, por të sigurtë të jeni ju se qindra e mijëra shqiptarë të tjerë që ende nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por që na mbështesin, na duan, që e duan Shqipërinë.
Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans.
Tu tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët.
Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve.
Sepse vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart.
Vetëm duke investuar tek shqiptari, ne shërojmë plagët e kësaj qeverisje dhjetëvjeçare antishqiptare.
Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ndezim në zemrat dhe shpirtrat e të rinjve shqiptarë, ëndrrën shqiptare.
Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ecim drejt fitoreve dhe arritjeve të mëdha.
Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur.