Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha komenton ‘flirtin’ Rama-Basha: Gili vili përditë, unë u riktheva për Shqipërinë Madhështore

Berisha komenton ‘flirtin’ Rama-Basha: Gili vili përditë,

Kryedmeokrati Sali Berisha ka komentuar ‘flirtin’ tashmë viral mes kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës. Dyshja ironizojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale, me video e këngë.

Berisha u shpreh se Rama dhe Basha bëjnë gili vili çdo ditë duke e cilësuar këtë një keqpërdorim.

“A e shikoni çfarë ndodh me Lulzim Bravën, gili vili përditë me Ramën. A ka keqpërdorim më të madh se ky? Është keqpërdorim”, tha Berisha.

Ndër të tjera, ai theksoi se u rikthye në politikë për shkak të rrethanave dhe për ta bërë Shqipërinë Madhështore.

“Ishin rrethanat që më imponuan të kthehem. Që të kthehem më i sigurt se kurrë. Berisha nuk e bën këtë betejë për veten apo për familjen, por për Shqipërinë Madhështore, që vendi të ecë e sigurt drejt Bashkimit Europian. E bëj këtë betejë për shqiptarët, që rrogat të jenë më të mira dhe cilësia e jetesës të rritet”, tha Berisha.

Të fundit