Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: “Komisioni i të vërtetës”, rruga e vetme që Dumanër dhe Gjoka të mos u fshehin shqiptarëve krimet e pushtetit

Berisha: “Komisioni i të vërtetës”, rruga e vetme

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se vetëm krijimi i “Komisionit i të së vërtetës”, është rruga që Dumanër, Gjoka, gjykatës dhe prokurorë kriminel të mos i fshehin shqiptarëve krimet e deputetëve, ministrave dhe kryeministrit.



Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij.

Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm. Faleminderit!

Të fundit