Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha konfirmon se do jetë në garë për të udhëhequr partinë: Me mua në krye, PD fiton

Berisha konfirmon se do jetë në garë për të

Sali Berisha ka konfirmuar sot nga Tepelena në Foltoren e radhës se do të garojë për kreun e Partisë Demokratike dhe ka shprehur bindjen se po të jetë ai kryetar, PD fiton.

Ish-kryeministri tha se problemet me PD-në nuk e pamundësojnë fitoren përballë Ramës, pasi, sipas tij, në të njëjtën pozitë ka qenë dhe në vitin 1998 dhe erdhi në pushtet pas 4 vitesh.

“Pse u godit Sali Berisha? Vetëm që PD-ja të bëhej shtojcë e PS-së. Por ne shtojcë nuk bëhemi. Ju më pyesni: a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fituam sepse besuam te e drejta. Unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Unë jam i bindur se do fitojmë”, tha Berisha.

 

 

Të fundit