Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha konstruktiv në Baku: Të shpresojmë se Shqipërisë do t’i hapen negociatat në fund të muajit

Berisha konstruktiv në Baku: Të shpresojmë se

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishem në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan ka mbajtur një qëndrim konstruktiv lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin evropian. Në fjalën që mbajti, Berisha tha se integrimi në BE është jetik, e në këtë kontekst tha se shpreson për hapje të negociatave në fund të këtij muaji.

SHBA kanë qenë aksionerë kryesorë në ndërprerjen e konflikteve në rajon, ndaj dhe mendoj se një ndërmjetësim i përbashkët i Brukselit dhe Ëashington-it është i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

Në 150 vitet e fundit, të gjitha marrëveshjet në këtë gadishull kanë qenë jo me vullnet të plotë, por me vullnet të pjesshëm dhe imponim, ndaj dhe kjo marrëveshje e domosdoshme vështirë se do të bëjë përjashtim.

Së fundmi, për 6 vendet e Ballkanit perëndimor, integrimi në BE është jetik, në këtë kontekst hapja e negociatave, le të shpresojmë se në fund të këtij muaji, vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jete pozitiv.

Ajo që mund të them është se sot, absolutisht, Serbia vetë e mban konfliktin “on hold””, u shpreh Berisha në Baku.

 

Të fundit