Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kosova triumfon me votë të lirë, Shqipëria peng i Ramaduros

Berisha: Kosova triumfon me votë të lirë, Shqipëria peng i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, duke i cilësuar si një sukses të vërtetë të demokracisë dhe një shembull frymëzues për shqiptarët.

Berisha thekson se procesi zgjedhor në Kosovë u zhvillua me standarde të larta demokratike, me garë të lirë, administrim korrekt dhe respektim të vullnetit të qytetarëve.

Kryedemokrati vlerëson institucionet dhe autoritetet kosovare për organizimin e zgjedhjeve dhe uron qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike të treguar. Ai e cilëson këtë proces si kontrast të fortë me situatën në Shqipëri, ku sipas tij, zgjedhjet janë shndërruar në një farsë elektorale nga regjimi i Edi Ramës.

“Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve!”, shkruan Berisha.

Të fundit