Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: KQZ dhe presidenti i morën mandatin Belerit brenda 3 orëve me urdhër të Ramës

Berisha:  KQZ dhe presidenti i morën mandatin Belerit brenda 3 orëve

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i bashkisë Himarë, si dhe dekretin e presidentit Begaj, i cili dekretoi 4 gushtin si datën e zgjedhjeve të pjesshme. 

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se KQZ dhe presidenti i morën mandatin Belerit brenda 3 orëve me urdhër të Ramës. 

Berisha: Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe.

Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.
Të drejtën e ankesës në KAS.
Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë.
Ky është shteti i karnavalit.
Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë.
Një minutë e më parë!
11 korriku është dita e fuqisë tonë.
Është dita e mosbindjes sonë civile.
Është dita e triumfit tonë.
Është dita që hap dyert për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoren e opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

Të fundit