Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Krerët e reformës në drejtësi heshtën për krimin ndaj avokatit Mëngjesi sepse nuk kanë moral

Berisha: Krerët e reformës në drejtësi heshtën për

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për mungesën e një qendrimi nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për aktin kriminal mbi pedagogun dhe avokatin Sokol Mëngjesi.

Nga tubimi qytetar, Berisha thotë se krerët e reformës në drejtësi kanë heshtur sepse nuk kanë moral.

"Të dashur miq, keni konstatuar se përpara këtij akti, krimi të shëmtuar shtetëror, kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë.
O faqezinj, po çfarë morali keni ju, kur një profesor universiteti, avokat në sistemin e drejtësisë i licencuar, goditet dhe gjendet në koma dhe heshtni si fije bari.
Nuk është ky morali i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë.
As i përmbaruesve. Ky është morali i Malavecëve, i Llagamëve, i KLP-istë, morali i Metanit, i turpit.
Po nuk keni turp jo mo? Po ç’përfaqësoni ju mo? Ju përfaqësoni turpin e turpeve, përfaqësoni anën më të zezë të një zyrtari.
Detyrohet Dhoma e Avokatisë t’u denoncojnë ju se heshtni, heshtni me turp.
Ta zëmë se ai nuk ishte avokat i Sali Berishës dhe po kërkonte thjesht atë që i takonte. Po të parët në mbrojtje të tij...
Po ju të gjithë jeni në darën e krimit, Malaveci është i drogës, Llagami është e korrupsionit, Metani është i djegësave.
Jeni turpi i dheut!
Edhe njëherë le t’i urojmë së bashku shërim, t’i lutemi Zotit të shpëtojë nga kjo situatë profesori i nderuar", tha Berisha. 

Të fundit