Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kritika Felajt në Kuvend: Punonjësit e Gardës në shi, ju s’keni detyrë vetëm mikrofonin

Berisha kritika Felajt në Kuvend: Punonjësit e Gardës në

Ish kryeministri Sali Berisha ka kritikuar nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj, teksa i ka kërkuar të krijojnë strehë për punonjësit e gardës që qëndrojnë në shi deri në përfundim të seancës plenare.

Berisha deklaroi se drejtuesja e parlamentit nuk ka detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhen gjatë seancës.

Ka një grup të gardës që rrinë në shi te dera dhe nuk u bëhet një strehë që të rrinë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale. Gazetarët kanë një strehë aty dhe është shumë mirë, por edhe rojeve te dera u bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”, deklaroi Berisha.

Pas kërkesës së Berishës, u përgjigj Felaj. “Faleminderit zoti Berisha. Ju kujtoj që në legjislaturën që sapo mbyllëm u kemi dhënë një ligj të ri gardës së republikës. Dhe besoj që shumëçka nga statusi i tyre është përmirësuar me këtë ligj të ri”, tha ajo.

  

Të fundit