Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kritika SPAK për inceneratorët: Nuk merret me trungun (Edi Ramën), por me degët

Berisha kritika SPAK për inceneratorët: Nuk merret me trungun (Edi

Kryedemokrati, Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve në një takim me të rinjtë dhe intelektualët në Durrës, ndërsa nuk kurseu kritikat për SPAK.

Sipas Berishës, SPAK nuk merret me trungun, duke nënkuptuar kryeministrin Rama, por me degët (ish ministri Lefter Koka).

“Ky njeri firmosi 420 milionë euro aferë të djegësve. Nëse ju lexoni aktakuzën e Prokurorisë, ajo fillon, përdorim të metodave të paligjshme në prokurim dhe korrupsion. Por pse? Sepse Edi Rama ka firmosur aferën e madhe me negociata të mbyllura. Me negociata të mbyllura e cila është e kundraligjshme dhe ia ka kundërshtuar Agjencia e Prokuroprimeve Publike.

Ç’ndodh me SPAK? SPAK nuk merret me trungun, se po të merret me trungun, “Rama boll vodhe dhe ik në qeli”, por merret me degët, se si ka shpërndarë Lefteri, se Lefteri ka vjedhur pa asnjë dyshim, por nga erdhi kjo aferë? Ai firmosi me negociata të mbyllura. Pra, ndodh gjithçka, por jo pse u akuzua, pse u hap çështja. Nuk hetohet, sepse duhet të hetohet Rama.

Nuk ka njeri më të rrezikshëm se ky sot. Ky është rreziku i vërtetë i Shqipërisë. Sepse ky e di që nuk ka vend tjetër mbi tokë, përveçse në qeli. Ngado që të sillet, vendi i tij i vetëm, është qelia. Nëse sheshi ushtoi boll vodhe, ik, ushtoi i tillë sepse ai e ka vendin atje. Ai e di këtë, ndaj çdo kohë që kalon, ai bëhet më i rrezikshëm për vendin dhe Shqipërinë. Misioni ynë është sa më parë të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim”, u shpreh Berisha.

Të fundit