Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kritika të forta mazhorancës: Kreu juaj është argat i Vuçiç, mohoni gjenocidin serb

Berisha kritika të forta mazhorancës: Kreu juaj është argat

Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi ashpër mazhorancën për refuzimin që i ka bërë rezolutës së porpozuar nga opozita për gjenocidin serb.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se një shqiptar që shkelmon mbi gjakun e tij, është argat i Vuçiçit.

Me refuzimin që i është bërë rezolutës, Berisha tha se mazhoranca është bërë bashkautore në krim.

“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh pa ndërgjegje. Është jashtë çdo lloj koncepti. Si mund të transformoni gjakun tuaj, dhe ju keni në familjet tuaj njerëz që kanë rënë për Atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak. Pse e bëni këtë, sepse kreu juaj është argat i Vuçiç, është shërbëtor i Vuçiç.

Ndaj gjenocidit duhet të qëndroni, vrasja për shkaqe etnike është gjenocid. Para se të vija këtu po lexoja, vitin e kaluar kam ngritur gjenocidin serb në Kukës, është i dokumentuar. E çfarë thoshte përfaqësuesi juaj, thoshte gafa e Berishës. Çfarë ju shtyn të jeni kaq të pandjeshëm. Ju bëheni bashkëautor në krimin monstruoz”, u shpreh Berisha.

Të fundit