Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kritikon projekt-rezolutën për Ukrainën: I shkruar sikur jemi vend i Oqeanisë, jo i Evropës

Berisha kritikon projekt-rezolutën për Ukrainën: I shkruar sikur

Ish kryeministri Sali Berisha ka kritikuar projekt-rezolutën për Ukrainën gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Sipas Berishës, rezoluta është shkruar si të jemi një vend i Oqeanisë i qeverisur në autokrat  dhe jo një vend i Evropës.

Vlerësoj se parlamenti vendosi të diskutojë për një qëndrim ndaj aktit më të rëndë pas luftës së dytë Botërore, fillimit de facto të Luftës së tretë nga diktatori i cili prej arsenalit bërthamor është më i rrezikshmi i të gjitha kohërave, Putin. Lufta me Ukrainën nisi në 2014 me pushtimin e Krimesë.

Ky nuk vetëm agresion ndaj një vendi të lirë, por ndaj cdo vendi të lirë. Nuk e shoh në rezolutën që keni paraqitur sot këtë dimension të rrezikshëm botëror ndaj Ukrainës. Jo vetëm janë shkelur të gjitha kartat ndërkombëtare, marrëveshja e Budapestit, ku Rusia garantonte kufijtë e këtij vendi. Rezoluta është shkruar si të jemi një vend i Oqeanisë i qeverisur në autokrat  dhe jo një vend i Evropës.

Mendoj që duhet të shprehë në terma më të qarta këtë dimension të ri të zhvillimit këtë kontribut global në qëndresës së Ukrainës dhe Zelenskyt. Adriatikun dhe Dardanelet në ato çmenduritë e tij i ka jetike për të shkurtuar rrugë”, tha Berisha.

 

Të fundit