Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kryeministër, Bylykbashi: Të projektojmë një lidership që na çon drejt fitores

Berisha kryeministër, Bylykbashi: Të projektojmë një

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se zhgënjimi që qeveria Rama ka shkaktuar te njerëzit, ka bërë që t’i drejtohen një alternative tjetër.

I ftuar në studion e “Open”, Bylykbashi u pyet nëse e sheh Berishën si kryeministër të vendit. Deputeti tha se qytetarët e njohin Sali Berishën dhe ata që kanë vendosur t’i japin një mandat si kryeministër, e dinë shumë mirë alternativën e PD-s.

Bylykbashi u shpreh se ka nevojë të projektohet një lidership i ri që do ta çojë drejt fitores dhe do ta mbajë PD-në në pushtet.

“Në këtë pikë që jemi kemi këtë situatë dhe të gjitha shtresat e shoqërisë, dikush për shkak të padrejtësisë, varfërisë mblidhen dhe kërkojnë alternativë. Ata që kanë ardhur aty janë të bindur dhe e dinë se kush është Sali Berisha. Të gjitha ata që kanë vendosur t’i japin atij një mandat e dinë shumë mirë se kush është alternativa jonë. Unë e kam thënë se ne duhet të projektojmë tani lidershpin që do e çojë në fitore dhe do të na mbajë në pushtet. Këtë e bëjmë nëpërmjet votës dhe hapjes së shoqërisë. Shpirti opozitar po ndryshon dukshëm”, tha Bylykbashi.

Të fundit