Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kryen homazhe në memorialin e poetëve Blloshmi dhe Leka

Berisha kryen homazhe në memorialin e poetëve Blloshmi dhe Leka

Pas takimit në Librazhd, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për bashkinë e këtij qyteti, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur për homazhe në memorialin e dy poetëve, Vislon Blloshmi dhe Genc Leka.

Në këtë ceremoni, z. Berisha u shoqërua nga kryetari i degës së Partisë Demokratike në Librazhd, Ilirjan Alliu, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë,” Shefki Çota, dhe Sekretari Politik i qarkut Elbasan i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto.

Në datë 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd i dënoi dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977.

 

Të fundit