Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit

Berisha: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një deklaratë zyrtare të PD-së lidhur me situatën e tensionuar në Iran, ku prej dy javësh po zhvillohen protesta të fuqishme kundër regjimit teokratik të ajetullahëve.

Në qëndrimin e saj, Partia Demokratike thekson se kryengritësit iranianë po shkojnë drejt fitores ndaj diktaturës teokratike të Teheranit, ndërsa protestat janë shtrirë në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Sipas deklaratës, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, e cilësuar si opozita më e fuqishme e popullit iranian, po udhëheq kryengritjen, duke luftuar prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik. Në disa qytete, thuhet se pushteti ka kaluar në duart e kryengritësve.

PD denoncon ashpër dhunën e ushtruar nga regjimi iranian, duke theksuar se Garda Islamike dhe mercenarë të ardhur nga vende të tjera kanë hapur zjarr ndaj protestuesve. Deri më tani, sipas deklaratës, janë regjistruar mbi 44 viktima, të cilët PD i cilëson si martirë për lirinë dhe dinjitetin e kombit iranian.

 

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit.

Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme.

 Në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve. Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe deri sot janë mbi 44 martirë të rënë për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tyre.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar ajetullahët: “Mos qëlloni, se do t’ju qëllojmë.”

PDSh, duke dënuar me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin shtetëror të regjimit diktatorial obskurantist të Teheranit ndaj kryengritësve, ju uron kryengritësve trima fitoren për një Iran të lirë, demokratik dhe sovran.

Të fundit