Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kryetari i bashkisë së Shijakut po negocion për lirimin e Robert Domit

Berisha: Kryetari i bashkisë së Shijakut po negocion për lirimin

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë publik një denoncim lidhur me arrestimin e djalit të nënkryetares së bashkisë së Shijakut, i arrestuar për trafik kokaine.

Sipas denoncimit të Berishës, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka negociuar lirimin e djalit në nënkryetares së tij, Robert Domi i arrestuar për trafik kokaine.

Denoncimi i Sali Berishës:

Djali i nënkryetares së Bashisë Shijak, Robert Domi kapet me 1 kg kokainë.

Policia mashtron mediat, Shpresa Domin e paraqet si ish nënkryetare. Mashtrim! Ajo sot eshte nënkryetare!

Bëhen përpjekje të forta për lirimin e tij!

 Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr Robert Domi djali i Shpresa Domi nenkryetares aktuale te bashkise Shijak e denuar edhe kjo per mashtrim me doganat eshte arrestuar mbreme ne nje aksion i quajtur Three stars me 1kg kokaine. Vete Elton Arbana ka qene mbreme duke negocjuar lirimin e tije pasi dyshohet se eshte pjese e këtij grupi.

 

Të fundit