Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kudo në Shqipëri, nga veriu në jug, fryn flladi i fitores dhe pranvera e demokracisë

Berisha: Kudo në Shqipëri, nga veriu në jug, fryn flladi i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmbylli në Kurbin fushatën elektorale, i shoqëruar edhe nga kreu i PL, Ilir Meta dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë,” Behar Haxhiu.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha pak ditë para zgjedhjeve vendore se nga veriu në jug, po fryn flladi i fitores dhe pranvera e demokracisë.

“Edi, Behari është një njeri punëtor, të dy keni qeveritarë vendorë. Behari ka qeverisur shumë vite komunën e Milotit dhe ti nga partia jote bashkinë e Tiranës. Kur u largove nga Tirana, raporti i OSBE të akuzoi e zezë mbi të bardhë se ke vjedhur 200 mln euro dhe i ke fshehur në llogaritë offshore.

Të lashë gojën ti kur të përmendësh Beharin.

Së dyti, të them të vërtetën nuk ke asnjë gojë, asnjë të drejtë të flasësh për një tjetër, të perifrazosh një fjalë që tha, se do ta marrin fjalën të tjerë që janë më të shkolluar. Shkollimi me kate është dhe është i pafund, por të garantoj që prej 32 vitesh, Behari nuk ka shkruar gjëra në pëllëmbë të dorës që ti lexosh si puna jote që vjen në parlament dhe shkon poshtë e përpjetë.

Prandaj i dashur Behar, të gjitha ato kanë vetëm një shpjegim. Frikën, tmerrin që ai ka, sepse ka bërë kërdinë me këtë zonjën këtu dhe tani e di, se ti do të ua nxjerrësh të gjitha defterët, të gjithë çkanë bërë, do i çosh, por unë jam i sigurtë se ti do të zbatosh ligjet, do të zbatosh detyrën tënde.

Miqtë e mi!

Sot në mbyllim këtu fushatën e fitores. Kudo në Shqipëri, nga veriu në jug, fryn flladi i fitores dhe pranvera e demokracisë”, u shpreh Berisha.

Të fundit