Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kujton 8 dhjetorin: Regjimi fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë

Berisha kujton 8 dhjetorin: Regjimi fliste çdo ditë për

Në marshimin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha nderoi studentët e Dhjetorit 1990 dhe Azem Hajdarin, duke kujtuar historinë e dhimbshme të Shqipërisë nga pavarësia, te diktatura staliniste dhe represioni i ashpër. Berisha kritikoi me tone të ashpra regjimin që vriste të rinjtë për të frikësuar popullin dhe thekson guximin e studentëve që nisën protestat për demokraci.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë ndaj jush që, keni ardhur sot këtu për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari, më 8 dhjetor të vitit 1990.

Miqtë e mi, ne kemi patur një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.

Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e kishin njohur kurrë më parë nëpërmjet hiperkolektivizmit.

Rënia e murit të Berlinit dhe revolucionet demokratike të vitit 1989, pavarësisht prej tyre, Shqipëria mbetej siç e cilësonte partia staliniste dhe diktatori i fundi, si bastioni ose kështjella buzë Adriatikut e socializmit.

Regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë. Dhe jo vetëm i ekzekutonte, por i sillte dhe i zvarriste kufomat e tyre në qytetet: Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullatën.

Pikërisht, në këto rrethana, 34 vite më parë, një grup studentësh dalin në darkë në këtë shesh dhe nisin protestën e parë studentore në historinë e vendit. Rreshtojnë një seri kërkesash.

Po regjimi, pavarësisht se ata nuk ishin shumë, atë natë ishin ndofta jo më shumë se sa jeni ju këtu sot.

 

 

Të fundit