Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kujton vitin 1992 dhe fton qytetarët në protestë: Të gjithë kundër Ramës për demokraci

Berisha kujton vitin 1992 dhe fton qytetarët në protestë: Të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një mesazh pak orë para protestës së thirrur para Kryeministrisë.

Berisha ka theksuar 22 Marsin e vitit 1992 duke i bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër Ramës, në mbrojtje të lirisë dhe demorkacisë.

“22 Mars 1992 – dita kur lindi demokracia.

22 Mars sot – dita për ta mbrojtur demokracinë!

Ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij”, shkruan Berisha.

Protesta e sotme përkon me 22 Mars 1992, ditë që shënon fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.

Të fundit