Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kujton vizitën e presidentit Bush: Një ditë historike në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Amerikës

Berisha kujton vizitën e presidentit Bush: Një ditë historike
Sali Berisha, George W. Bush

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar vizitën e ish-presidentit amerikan George W. Bush në Shqipëri. Sot shënohet 14 vjetori i vizitës së Bush, i cili ishte i pari president i SHBA-ve që vizitoi vendin tonë.

Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga vizita e Bush në Shqipëri, krahas së cilës shkruan: Një ditë historike në marrëdheniet miqësore midis Shqiperisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W. Bush në Shqipëri.

Kujtojmë se Berisha është shpallur "non grata" në SHBA. Ai është shprehur se do të ngrejë padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje.

 

Të fundit