Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kundër paktit me Italinë për refugjatët: Rama e bëri për interesat e tij

Berisha kundër paktit me Italinë për refugjatët: Rama e

Kryedemokrati Sali Berisha edhe njëherë tjetër është shprehur kundër marrëveshjes së firmosur dy ditë më parë në Itali mes kryeministrit Rama dhe homologes italiane, Meloni.

Ai tha se Shqipëria nuk garanton respektimin e të drejtave të refugjatëve, teksa tha se nuk do ta pranojë këtë marrëveshje për shkak se bie ndesh me kushtetutën.

“PD deklaron se narko regjimi i Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të drejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është keqtrajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në Manëz. Territori i Shqipërisë kontrollohet nga grupet kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura me Ramën, Ballën dhe zyrtarë të tjerë.

PD vlerëson se vendosja e kampeve në Shqipëri, përbën rrezik serioz real për sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe vendit në tërësi.

Firmosja e kësaj marrëveshje nga Rama është bërë vetëm në funksion të pushtetit të tij të degraduar.

PD shton se Rama është nën hetim ndërkombëtar për skandalin McGonigal.

PD nuk pranon një marrëveshje që vjen në shkelje të Kushtetutës, konventës europiane të të drejtave të njeriut. PD garanton Italinë se mbetet e vendosur të punojë ngushtë për forcimin e miqësisë.”, ka thënë Berisha.

 

 

 

Të fundit