Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kur ne liberalizuam vizat, Rama kërcënonte Europën se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin drejt Brukselit

Berisha: Kur ne liberalizuam vizat, Rama kërcënonte Europën se

Kreu i PD, Sali Berisha u ka kujtuar sot mbështetësve demokratë të cilët morën pjesë në tubim poshtë banesës së tij se PD është lokomotivë e integrimit Europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Berisha tregon se kur u liberalizuan vizat për Shqipërinë, Edi Rama dërgonte delegacione në BE dhe kërcënonte Europën se 800 mijë shqiptarë do dyndeshin drejt Brukselit.

Berisha: Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se PD është lokomotivë e integrimit Europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Në një kohë kur të tjerët lobonin kundër anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës, ne firmosnim në Strasburg anëtarësimin e saj në këtë institucion.

Në një kohë kur Rama u frynte bilbilave për muaj të tërë në parlament për të bllokuar firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në firmosnim në Luksemburg këtë marrëveshje me BE-në.

Në një kohë kur Rama demonstronte në sheshet e Tiranës me portrete të Enver Hoxhës si protestë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ne ngrinim në Bruksel në selinë e Aleancës flamurin krenar të Skënderbeut mes flamujve krenarë të vendeve të NATO.

Në një kohë kur ne mirrnim rekomandimin për liberalizimin e vizave, Edi Rama si antishqiptar dërgonte letra dhe delegacione me të cilat kërcënonte Europën se po u hoqën vizat mbi 800 mijë shqiptarë do të dynden drejt Brukselit.

Në një kohë kur ne në saj të suksesit të reformave, morëm rekomandimin e statusit kandidat nga BE-ja. Edi Rama si antishqiptar e bllokoi atë duke bllokuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë plotësisht dakord.

Në një kohë pas zgjedhjeve votuam tre ligjet e bllokuara prej tij, shkonte në një udhëtim turpi në Britaninë e Madhe për ti kërkuar qeverisë së madhësisë së saj që të shtynte miratimin e hapjes së negociatave me 6 muaj vetëm e vetëm që kjo të mos dukej si meritë e qeverisë Berisha.

Të fundit