Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kushtetuesja veproi si organizatë e PS, u mblodhën për masën time, por nuk shpallën vendimin

Berisha: Kushtetuesja veproi si organizatë e PS, u mblodhën për

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se ajo po vepron si një organizatë e Partisë Socialiste dhe jo si një institucion i pavarur i drejtësisë.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se kërkesa e tij për shqyrtimin e masës së sigurisë është depozituar në Gjykatën Kushtetuese prej më shumë se një viti. Sipas tij, më 17 dhjetor, Gjykata kishte njoftuar publikisht se do të zhvillonte seancë plenare për këtë çështje, por më pas procesi është zhvilluar pa transparencë, pa praninë e avokatëve dhe pa njoftim zyrtar.

Berisha tha se gjyqtarët janë mbledhur në dhomë këshillimi në seancë plenare, por nuk kanë arritur të marrin vendimin e dëshiruar dhe për këtë arsye nuk e kanë shpallur atë, duke mos dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Berisha: Me datën 17 ju më keni pyetur a e ke dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese. Unë e kam dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese para një viti, nuk mbahet mend kur. Më datën 17 dhjetor ata shpallën publikisht se do jetë seanca plenare, tani nuk i bëjnë me publik, nuk i bëjnë as me avoketërit, mblidhen në dhomë këshillimi dhe vendosin atë që mendojnë.

Dhe në dhomën e këshillimit u mblodhën në seancë plenare, nuk morën dot vendimin që donin dhe njëlloj si një organizatë partie, nuk shpallën vendimin. Nuk kanë dhënë shkaqet. Ishte seancë plenare. Nuk kanë kërkuar asnjë dokument mbi bazën e mashtrimit dhe të urdhrit politik të turpshëm. As ata nuk e dhanë njoftimin.

Njoftimi u mor sepse avokati im bëri shkresë dhe kërkoi njoftim se çfarë vendimi morët. Po meqenëse votat nuk u dolën për vendimin që donin, atëherë thanë se nuk kishte seancë, dhe do mblidhen në seancë plenare. Këta ishin në seancë plenare. Këta tregojnë se janë një grup mjeranësh, organizatë e mirëfilltë e PS-së, gjykatë e turpit që vepron në këtë mënyrë. Gjykata ishte e detyruar të bëjë njoftimin publik, u mblodhëm, vendosëm ose nuk vendosëm.

Të fundit